TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Korrik 2024, 19:11

“Në Rusi ndihet i vetmuar”, babai i Mitajt kërkon largimin e të birit nga Lokomotiva e Moskës: Dëshiron të ndërrojë ekip

Shkruar nga Pamfleti

“Në Rusi ndihet i vetmuar”, babai i Mitajt kërkon largimin

Mario Mitaj është një nga lojtarët shqiptarë që aktivizohet në Rusi. Për mbrojtësin që luan te Lokomotiva e Moskës ka folur edhe babai i tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Lin Mitaj shprehet se djali i tij ndihet i vetmuar te Lokomotiva e Moskës dhe kërkon të ndërrojë ekip.

Lokomotiva e trajton shumë mirë Marion, por ndihet pak i vetmuar, nuk ka me kë të shoqërohet apo të kalojë kohën. Ne si prindër nuk e kemi vizituar ende në Rusi për shkak të situatës aktuale politike. Mario do të donte të kalonte në një ekip tjetër, ku ka më shumë besim, ka interes nga Italia dhe në disa vende të tjera, por pyetja është se çfarë do të kërkojë ekipi për transferimin e tij”, tha Lin Mitaj.

 

lin mitaj babai i mario mitaj

Lini një Përgjigje