
Lidhja midis Ardon Jasharit dhe Masimiliano Alegrit është e dukshme nga komentet e trajnerit, por edhe nga ato të mesfushorit të Milanit, i cili i shpjegoi “La Gazzetta dello Sport” se sa i rëndësishëm është trajneri i kuqezinjve për ekipin.
“Ai është gjithmonë pranë nesh, u jep besim lojtarëve dhe dhomës së zhveshjes. Ai është thelbësor për suksesin tonë. Mund të mësoj shumë nga dikush si ai.”
Të luante për Milanin ishte një ëndërr për Jasharin dhe në verë ai këmbënguli fort për t’u bashkuar me kuqezinjtë.
“Bryzh kishte shumë kontakte me klube të tjera, por unë kisha ide të qarta dhe e shihja veten vetëm këtu.”
Tani mendimet e tij janë përqendruar kryesisht tek argëtimi dhe përpjekja për të ndihmuar shokët e tij të ekipit të arrijnë një qëllim: “Po punojmë shumë për të luajtur në Ligën e Kampioneve vitin e ardhshëm, ky është qëllimi ynë. Titulli? Jo, është shumë herët për të folur për këtë”.
Jashari është aq diplomatik, ndoshta edhe tepër diplomatik, saqë pothuajse i ngjan Alegrit. Mesfushori i ri, megjithatë, nuk është i tillë kur e pyet për Adrien Rabio, të cilin e lavdëron për ndikimin që ka lënë që nga dita e parë: “Nuk mund ta imitosh, secili ka cilësitë e veta. Si e ‘lexon’ lojën dhe si luan…”
Lini një Përgjigje