TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Janar 2026, 15:43

Nga gjobat e majme deri te pezullimet; zbardhen vendimet për finalistët e Kupës së Afrikës, Senegal-Marok

Shkruar nga Pamfleti

Nga gjobat e majme deri te pezullimet; zbardhen vendimet për

Konfederata Afrikane e Futbollit ka dhënë vendimet e saj pas incidenteve që ndodhën gjatë finales së AFCON 2025 (Kupës së Kombeve të Afrikës).

Kjo finale u fitua nga Senegali, por që pati incidente për të cilat janë marrë masat nga komisionet disiplinore.

Masat ndëshkimore për Senegalin:

– Pape Çau, trajner i skuadrës përfaqësuese të Senegalit: 5-ndeshje pezullim në garat e CAF + gjobë personale prej 100,000 dollarësh.

– Iliman Ndiaje: Pezullim 2-ndeshje

– Ismaïla Sarr: Pezullim 2-ndeshje

Ndërkohë për Federatën Senegaleze të Futbollit u vendos një gjobë prej 615.000 dollarësh.

Masat ndëshkimore për Marokun:

– Ashraf Hakimi: Pezullim 1-ndeshje

– Ismael Saibari: Pezullim 3-ndeshje

Ndërkohë Federata e Futbollit të Marokut u gjobit me 315.000 dollarë.

Këto sanksione vijnë pas raporteve disiplinore të hartuara pas finales dhe shënojnë një periudhë jashtëzakonisht të tensionuar pas AFCON midis dy ekipeve kombëtare.

senegali maroku kupa e afrikës

Lini një Përgjigje