TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shtator 2024, 16:07

Një “predhë” nga jashtë zonës, Armando Sadiku gjen menjëherë golin me skuadrën e re (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Një “predhë” nga jashtë zonës, Armando Sadiku

I transferuar nga Mohun Bagan te Goa, mesa duket, aventura e re Armando Sadikut në kampionatin indian ka nisur në mënyrën më të mirë.

Në dy ndeshjet e para, sulmuesi ka shënuar 2 herë, fillimisht ndaj Brisbane në fitoren 1-0, edhe pse ishte një takim miqësor dhe goli i dytë ka ardhur këtë të martë, në përballjen e parë të kampionatit. Sadiku ka gjetur rrugën e rrjetës në minutat shtesë të pjesës së parë, por për fat të keq, në fraksionin e dytë, Jamshedpuri përmbysi rezultatin.


Ky është sezoni i dytë që sulmuesi i Kombëtares luan në Indi, pas aventurës me Mohun Bagan, ku luajti 35 ndeshje dhe shënoi 11 gola në total.

armando sadiku sulmuesi i kombëtares shqiptare goa

Lini një Përgjigje