TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2024, 20:17

Nuk fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta ish-sportistja shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Nuk fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë ish-hendbollistja, karateistja dhe atletja kosovare, Shqipe Bajçnica Brestovci. 

Kanë qenë familjarët që kanë njoftuar për vdekjen e Shqipes, e cila ishte drejtuese në Komitetin Olimpik të Kosovës në vitet e fundit dhe profesoreshë në Universitetin e Prishtinës. 
Presidenti i KOK, Ismet Krasniqi përmes një mesazhi ka ngushëlluar familjarët dhe komunitetin e sportit për ndarjen nga jeta të Bajçinca-Brestovci. 

Shqipe Bajçnica Brestovci ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në Federatën e Hendbollit të Kosovës. Së fundmi ishte kryetare e Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit dhe anëtare e Bordit të FHK-së. Ishte edhe delegate e Federatës Evropiane të Hendbollit, ish komisare e garave të FHK-së. 

Në mënyrë aktive ishte marrë me karate, atletikë e hendboll. Në Fakultetin e Kulturës Fizike të Universitetit të Prishtinës ka qenë pedagoge për dy dekada e gjysmë. 
 

shqipe bajçnica brestovci ish-sportistja shqiptare

Lini një Përgjigje