TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Nëntor 2024, 15:54

Nuk ka fitues në Rrogozhinë, Egnatia dhe Vllaznia bëjnë paqe; shkodranët të vetëm në krye të Superligës

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka fitues në Rrogozhinë, Egnatia dhe Vllaznia bëjnë

Java e 13 e Abissnet Superiore nis me barazim. Ndeshja e luajtur në Rrogozhinë mes Egantias dhe Vllaznisë është mbyllur në shifrat 1-1.

Shkodranët kaluan të parët në avantazh që në minutën e parë të takimit. Regi Lushkja realizoi supergol brenda zonës. As mbrojtja dhe as portieri nuk reaguan me topin që përfundoi në rrjetë.

Me fitoren e miqve u mbyll edhe pjesa e parë e këtij takimi. Në pjesën e dytë vendasit reaguan dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 56.

Goditje këndi për Vllazninë që u ekzekutua në mënyrë fantastike. Dodaj gjeti golin pasi topi mbeti në zonë. Goditja e parë në portë prej tij, që u përkthye në gol.

Me këtë barazim, Vllaznia mban përkohësisht vendin e parë me 22 pikë, ndërsa Egnatia renditet në vendin e 4 me 20 pikë.

egnatia vllaznia abissnet superiore

Lini një Përgjigje