TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Nëntor 2024, 15:33

Rikthehet Armando Broja, sulmuesi kuqezi më i motivuar se kurrë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehet Armando Broja, sulmuesi kuqezi më i motivuar se kurrë

Armando Broja është rikthyer në stërvitje me Evertonin. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare duket se ka lënë pas dëmtimin dhe brenda javës do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në Premier Ligë.

Është një video e publikuar nga vetë klubi anglez, teksa tregon Brojën duke u stërvitur normalisht me pjesën tjetër të ekipit. Një lajm ky mjaft i mirë për sulmuesin shqiptar, të cilin së shpejti do ta rishohim në aksion.

Megjithatë, Broja nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet përmbyllëse të Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Kujtojmë që kuqeiznjtë do të përballen me Çekinë dhe Ukrainën, në stadiumin “Air Albania” më 16 dhe 19 nëntor. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Everton (@everton)

armando broja sulmuesi kuqezi everton

Lini një Përgjigje