TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Nëntor 2023, 20:44

“Nuk ka më mirë se kaq”, Duka në lot pas kualifikimit: Fundi i një cikli të bukur, Europiani do të jetë i vështirë

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk ka më mirë se kaq”, Duka në lot pas

Shqipëria arriti kualifikimin për të dytën herë në histori në finalet e një Europiani pas barazimit të marrë në Kishiniev me Moldavinë. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili nuk i mbajti dot lotët, u shpreh tepër i lumtur për këtë arritje historike dhe gjithashtu ka besim se kjo skuadër do ja dali dhe në Gjermani të bëjë më të mirën.

Ishte fundi i një cikli shumë të bukur. Çunat kanë dhënë maksimumin. Dua t’i falënderoj shumë çunat që ishin në fushë dhe Silvinjon e stafin.

Të gjithë po festojnë, dikush me të qarë, dikush me të qeshur. Nuk ka më mirë se kaq. Dua t’i falënderoj të gjithë. Të gjithëve atyre që na kanë mbështetur.

Është e vështirë. Do përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe unë kam besim te kjo skuadër”, u shpreh Duka për “Super Sport”.

armand duka presidenti i fshf

Lini një Përgjigje