TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Nëntor 2025, 16:51

Nuk ka mrekulli për Skënderbeun U-19, korçarët eliminohen nga Aston Vila U-19 dhe i thonë lamtumirë Europës

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka mrekulli për Skënderbeun U-19, korçarët eliminohen

Skënderbeu U-19 i ka dhënë lamtumirën pjesëmarrjes në UEFA Youth Legaue, duke u eliminuar në turin e dytë nga klubi i Aston Vilës.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Korçë, skuadra bardhekuqe shpresonte që të bënte një mrekulli edhe në ndeshjen e kthimit në transfertë. Por situata atje ka qenë tërësisht e ndryshme, pasi Aston Vila ka dominuar nga minuta e parë në të fundit me lehtësi.

Katër gola që në pjesën e parë bënë të qartë rrjedhën që kishte marrë ndeshja dhe kualifikimi, ndërsa anglezët shënuan edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, duke mbyllur sfidën me shifrat 6-0 për të kaluar në turin tjetër të turneut ku i pret AZ Alkmar.

Aston Vila-Skënderbeu 6-0

Uilson 4′, 34′, 73′, Keroll 18′, MekGrath 37′, 80′

aston vila u-19 skënderbeu u-19 uefa youth league

Lini një Përgjigje