TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shtator 2025, 19:48

Nuk kanë fund memet e Edi Manushit, moderatori transferon ndeshjen Serbi-Shqipëri në Leskovik (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nuk kanë fund memet e Edi Manushit, moderatori transferon ndeshjen

Ndeshja Serbi -Shqipëri po pritet me padurim nga tifozët, e cila do japë verdiktin, nëse grupi i Silvinjos do bëjë “mrekullinë” në transfertë apo do i japë fund shpresave për vendin e 2 në Grupin K të kualifikueseve për “Botërorin 2026”.

Në emisionin “Procesi Sportiv”, në “Top Channel”, moderatori Edi Manushi ka bërë një lapsus në prezantimin e stadiumit që do të mbahet ndeshja.

Ky duel është vendosur të luhet në Leskovac, teksa ndodhet 100 km larg Prishtinës dhe me një kapacitet mbi 8.000 vende. Manushi e ngatërroi Leskovacin me Leskovikun, duke shkaktuar të qeshura në studio.

 

edi manushi moderatori i procesit sportiv

Lini një Përgjigje