TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Prill 2026, 16:30

Nuk kishte ndodhur prej 114 vitesh, Çelsi në krizë të thellë; Blutë e Londrës gati revolucionin në pankinë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk kishte ndodhur prej 114 vitesh, Çelsi në krizë të

Çelsi vazhdon të zhytet në një periudhë të vështirë, pasi u mposht me rezultatin 3-0 nga Brajtoni, duke zbritur në vendin e shtatë në renditjen e Premier Ligës me 48 pikë. Kjo humbje e fundit e largon ndjeshëm skuadrën londineze nga objektivi për të siguruar një vend në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Diferenca me vendin e pestë, që mbahet nga Liverpuli, ka shkuar në 7 pikë, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë rikuperimin. Më shqetësues është fakti se kjo është humbja e pestë radhazi për Çelsi, një seri negative që nuk ishte regjistruar prej më shumë se një shekulli. Sipas të dhënave historike, për të gjetur një ecuri me pesë humbje radhazi pa shënuar asnjë gol, duhet të kthehemi deri në vitin 1912.

Pas ndeshjes, trajneri Liam Rosenior nuk i kurseu kritikat ndaj skuadrës së tij, duke lënë të kuptohet për një situatë të rënduar në dhomat e zhveshjes:

Një paraqitje e papranueshme, që nuk mund të mbrohet. Diçka duhet të ndryshojë menjëherë, nuk mund të vij këtu e të shfaqem për atë që kam parë sot.”

Rosenior mori drejtimin e ekipit në janar, duke zëvendësuar Enzo Mareskën. Fillimisht, pati shenja përmirësimi dhe një reagim pozitiv nga skuadra, por kjo periudhë rezultoi e shkurtër. Që nga muaji mars, Çelsi ka fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit.

Situata ka shtuar presionin mbi drejtuesit e klubit, të udhëhequr nga Tod Bohli. Në tryezë mbetet dilema nëse Rosenior duhet të konfirmohet deri në fund të sezonit apo të ndërhyhet menjëherë me një ndryshim të ri në pankinë, që do të ishte i katërti në më pak se dy vite.

Nga njëra anë, stabiliteti shihet si i domosdoshëm për të shmangur kaosin e mëtejshëm; nga ana tjetër, rezultatet aktuale rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen e Çelsit në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.

Në radhët e tifozëve po shtohet nostalgjia për ish-trajnerin Enzo Mareska, nën drejtimin e të cilit Çelsi fitoi Botërorin e Klubeve në korrik të vitit të kaluar. Largimi i tij duket se ka krijuar një boshllëk të ndjeshëm në stabilitetin e skuadrës.

Në horizont përfliten disa alternativa për pankinën, përfshirë emra si Çesk Fabregas dhe Ruben Amorim, ky i fundit aktualisht pa skuadër pas përfundimit të aventurës me Mançester Junajtid.

çelsi skuadra londineze

Lini një Përgjigje