TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Janar 2025, 18:07

“Nuk kthehem më”, De Biazi i mbyll 'derën' kombëtares: Do vija vetëm si këshilltar i FSHF-së

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk kthehem më”, De Biazi i mbyll 'derën'

Ish-trajneri i Kombëtares Xhani De Biazi tha për herë të parë në një intervistë për “Euronews Albania”, se nuk e mendon më kthimin si trajner i kuqezinjve.

Ndonëse një rikthim i mundshëm i tij është diskutuar shumë në media, De Biazi u shpreh i vendosur se një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Ai tha se do të ishte i lumtur të kthehej si këshilltar i Federatës, apo të bënte role të tjera brenda skuadrës, por nuk do i vinte keq edhe nëse kjo nuk do realizohej.

Unë si trajner në Shqipëri nuk do kthehem më, këtë e them sot pa problem. Mund të kthehem në ndonjë rol tjetër si këshilltar i Federatës. Mund të bëj një rol çfarëdolloj, brenda skuadrës, apo Federatës.

Do isha i lumtur për ta bërë këtë gjë. Por e them me qetësi dhe me qartësi se edhe nëse nuk ndodh, është njësoj për mua”,-tha De Biazi.

xhani de biazi ish-trajneri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje