
Kristiano Ronaldo nuk është larguar nga Arabia Saudite për t’u kthyer në Spanjë, pavarësisht lajmeve të publikuara mëngjesin e së martës që sugjeronin të kundërtën.
Spekulimet nisën pasi avioni privat i yllit portugez u pa të ulej në Madrid në orën 01:32 të së martës, pas nisjes nga aeroporti i Riadit një mbrëmje më parë. Prania e avionit në kryeqytetin spanjoll u interpretua si një shenjë e mundshme e largimit të futbollistit nga Arabia Saudite, në sfondin e raportimeve për një sulm me dronë iranianë ndaj ambasadës amerikane në Riad.
Megjithatë, lajmi nuk gjeti konfirmim. Sipas informacioneve të disponueshme, Ronaldo nuk ndodhej në avionin në fjalë dhe pasditen e së martës ai u stërvit rregullisht me skuadrën e tij, Al Nassr.
Avioni privat i Ronaldos, një Bombardier Global Express (modeli LX-GOL / SVW7B) me vlerë rreth 70 milionë euro, ka kapacitet deri në 19 pasagjerë dhe është i pajisur për fluturime të gjata. Së fundmi, ai është përdorur edhe nga partnerja e futbollistit, Xheorxhina Rodríguez, për të udhëtuar drejt Milanos në kuadër të Javës së Modës.
Deri në këto momente, nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga vetë futbollisti apo nga klubi Al Nassr lidhur me spekulimet për një largim të mundshëm nga Arabia Saudite.
Lini një Përgjigje