TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2024, 21:24

“Objektivi i Leçes mbijetesa, Berisha me plot cilësi”, Ylber Ramadani: Në Europian mund të bënim më mirë

Shkruar nga Pamfleti

“Objektivi i Leçes mbijetesa, Berisha me plot cilësi”,

Me rikthimin e tij te Leçe, Ylber Ramadani ka dhënë një intervistë për mediat e klubit ku ai luan. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, ka folur për Europianin me Shqipërinë, objektivat sezonalë dhe për shokun e tij të skuadrës te Leçe dhe Shqipëria, Medon Berishën.

Si ndiheni pas “EURO 2024“?

“Jam mirë. Jam kthyer dhe tani fillon një sezon tjetër. Le të shpresojmë që do të shkojë mirë. Kur isha në “EURO 2024” të gjithë shokët nga ekipi i Leçes më shkruanin ‘Jemi me ty’. Ishte e mrekullueshme. Shqipëria bëri një Kampionat Europian të madh, por mund të kishim bërë edhe më mirë”.

Objektivi sezonal?

“Sigurisht që është mbijetesa. Por si gjithmonë, dua të arrij maksimumin. Shpresojmë të kemi një tjetër sezon të mrekullueshëm”.

Tifozët e Leçes?

“Tifozët tanë janë vërtetë më të mirët, si në shtëpi ashtu dhe në transferta. Me ta ne mund të bëjmë histori”.

Debutimi i Medon Berishës me Shqipërinë?

“Ai luajti shumë mirë në ndeshjen e fundit të Serisë A dhe trajneri i Kombëtares e shpërbleu. Ai është i ri dhe ka cilësi të jashtëzakonshme, shpresoj t’i shprehë të gjitha”.

ylber ramadani mesfushori shqiptar leçe

Lini një Përgjigje