TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Prill 2026, 17:12

Oriku shpallet kampion i Grupit B, siguron ngjitjen në Kategorinë e Parë

Shkruar nga Pamfleti
Oriku shpallet kampion i Grupit B, siguron ngjitjen në Kategorinë e
Oriku kampion

Fitorja 3-0 ndaj Butrintit vendosi fatin e titullit në javën e fundit

Oriku është shpallur kampion i Grupit B në Kategorinë e Dytë, duke siguruar njëkohësisht edhe ngjitjen në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Orikut vulosi vendin e parë në javën e fundit të kampionatit, pas fitores bindëse 3-0 ndaj rivalit direkt Butrinti, në një ndeshje vendimtare për titullin.

Me këtë sukses, Oriku e mbylli sezonin në krye të renditjes me 46 pikë, duke lënë pas Butrintin me 44 pikë.

Pas përfundimit të takimit u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut për ekipin kampion të Grupit B, ku kupa iu dorëzua skuadrës së Orikut nga Zëvendëspresidenti i FSHF-së, Geri Çipi.

Falë këtij rezultati, Oriku do të garojë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, duke shënuar një arritje të rëndësishme për klubin.

 

oriku

Lini një Përgjigje