TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Maj 2026, 21:55

Panik në ndeshjen e Superligës, tifozi shqiptar bie nga tribuna dhe dërgohet me urgjencë në spital

Shkruar nga Pamfleti
Panik në ndeshjen e Superligës, tifozi shqiptar bie nga tribuna dhe
tifozi shqiptar

Një incident ka shkaktuar shqetësim pak minuta para nisjes së ndeshjes mes Bashkimit dhe Vardarit, e vlefshme për javën e 30-të të Superligës maqedonase.

Sipas informacioneve paraprake, një tifoz i skuadrës vendase është dëmtuar pasi është rrëzuar nga tribuna. Ngjarja ka ndodhur në momentet para fillimit të takimit, duke bërë të mundur ndërhyrjen e menjëhershme të stafit mjekësor. I lënduari është transportuar me urgjencë drejt spitalit për trajtim të specializuar. Nuk ka ende të dhëna zyrtare mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Pavarësisht incidentit, ndeshja është zhvilluar dhe përfundoi me fitoren e Vardarit në shifrat 2-0.

Me këtë rezultat, Vardari vijon të kryesojë renditjen me 74 pikë, ndërsa Bashkimi mbetet në vendin e gjashtë me 40 pikë.

vardari bashkimi tifozi shqiptar

Lini një Përgjigje