TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Prill 2023, 19:37

Paraja nuk sjell gjithmonë lumturi, futbollisti i skuadrës së Premier Ligës refuzon miliardat dhe Kristiano Ronaldon

Shkruar nga Pamfleti

Paraja nuk sjell gjithmonë lumturi, futbollisti i skuadrës së

Paraja nuk sjell gjithmonë lumturi! Dhe nëse oferta që mund të marrësh është tmerrësisht e madhe… Vilfred Zaha thuhet se ka refuzuar mundësinë për të luajtur përkrah Kristiano Ronaldos në Al Nassr këtë verë. Anësori do të largohet nga “Selhurst Park” në fund të sezonit, pasi nuk pranoi të zgjasë qendrimin e tij.

30-vjeçari ka tërhequr vëmendjen, përkatësisht nga Arabia Saudite, ku Al Nassr është i prirur për ta marrë atë në një transferim të lirë. Megjithatë, sipas “Evening Standard”, Zaha ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar në Lindjen e Mesme me një kontratë me para të mëdha.

Kjo gjithashtu do ta bëjë atë të refuzojë mundësinë për të luajtur përkrah Ronaldos, i cili u transferua në Jeddah në fillim të këtij viti, kur marrëveshja e tij me Mançester Junajtid u prish.

Zaha gjithashtu ka refuzuar një marrëveshje prej 9 milionë sterlinash në vit nga një tjetër skuadër saudite, Al Ittihad, rivalët e mëdhenj të Al Nassr-it, ndërsa Al Hilal gjithashtu është kredituar me një interes.

Por në vend të kësaj, lojtari i Bregut të Fildishtë dëshiron të qendrojë në Evropë dhe ka ambicie për të luajtur në Ligën e Kampionëve. Kjo do të thotë se qendrimi në Palas duket jashtëzakonisht i pamundur, pavarësisht nga një kontratë 200,000 sterlina në javë në tryezë.

Sipas të gjitha gjasave, këto do të jenë muajt e fundit të Vilfred Zaha me fanelën e Kristal Palas, ku u rikthye në vitin 2015 pas një eksperience jo shumë pozitive te Mançester Junajtid. Në bazë të kësaj zgjedhjeje do të ishte dëshira e Zaha për të vazhduar në Europë dhe në një kampionat të nivelit të lartë.

vilfred zaha kristal palas

Lini një Përgjigje