
Elbasani ka mposhtur Partizanin me rezultatin e pastër 2-0. Sfida e javës së 27 të Abissnet Superiore u vendos nga dy penallti, që Musta i ktheu në gola.
Të dy 11-metërshat u shkaktuan nga Sembele dhe u fituan nga Xhoel. VAR ndërhyri dy herë, ndërsa Koçi ndryshoi vendimet në fushë.
Po ashtu Mehmeti la Partizanin me 10 lojtarë në minutën e 72, pasi mori dy kartonë të verdhë. Tashmë Partizani ndihet i rrezikuar në zonën e “Final Four”.
“Demat” mbajnë vendin e katërt, teksa verdheblutë ndjekin me 6 pikë më pak në vendin e 5 të renditjes.
Lini një Përgjigje