TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Gusht 2023, 19:37

Partizani sfidon Romën në “Air Albania”, publikohen formacionet zyrtare të miqësores së luksit

Shkruar nga Pamfleti

Partizani sfidon Romën në “Air Albania”, publikohen

Roma rikthehet në Shqipëri, këtë herë jo për të luajtur finalen e Ligës së Konferencës, por për të zhvilluar një test miqësor. Ekipi i drejtuar nga Zhoze Murinjo do të përballet me Partizanin, në “Air Albania”, në sfidën që starton në orën 20:00.

Një sfidë në “Air Albania” që përkon në fakt me pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës të të kuqve, të cilët vetëm 48 orë më parë ishin në fushën e lojës në Letoni ndaj Valmieras. Për këtë arsye, trajneri Zekiç, ka vendosur të aktivizojë sot nga minuta e parë më shumë lojtarë të stolit, për të mos mbingarkuar titullarët, të cilëve do u japë hapësira në pjesën e dytë.

Ndërkohë, Murinjo po konsolidon formacionin e ekipit të tij për startin e kampionatit, ndaj nuk ka kursyer titullarët për këtë ndeshje në “Air Albania”.

Takimi po pritet me padurim nga tifozët, të cilët do jenë të shumtë.

Partizani sfidon Romën në “Air Albania”, publikohen

Lini një Përgjigje