TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Tetor 2023, 19:14

Partizani vazhdon “vesin”, të kuqtë mposhtin Teutën në ‘frymën e fundit’, Skënderbeu shtang Egnatian në shtesë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Partizani vazhdon “vesin”, të kuqtë mposhtin Teutën

Partizani ka fituar 0-1 ndaj Teutës, ndeshjen e vlefshme për javën e 10 të Abissnet Superiore. Episodi më i rëndësishëm i pjesës së parë erdhi në minutën e 33. Maget ndërhyri ndaj Filit, duke shkaktuar kështu penallti në dëm të skuadrës së kuqe.

Nga 11-metra u nis Fili, i cili gaboi. Në fillimin e pjesës së dytë, Partizani “ngacmoi” portën kundërshtare, fillimisht me Carën, e më pas me Mehmetin. Pas një ore lojë, Bintsuka provoi të zgjidhë vetë ndeshjen, por e menjëhershme ishte përgjigja e portierit Dema. Goli i fitores për Partizanin u realizua në shtesë, nga Keko.


Me këtë rezultat, Partizani renditet në vendin e dytë me 20 pikë, ndërsa Teuta në vendin e parafundit me 11 pikë.

Ndeshja tjetër, ajo mes Skënderbeut dhe Egnatias është mbyllur në barazim 1-1. Korçarët e panë veten në disavantazh që në minutën e dytë. Pas një pasimi në zonë, Iskandarli shfytëzoin mundësinë e artë për të kaluar në avantazh ekipin e tij.


Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Egnatias, miqtë barazuan shifrat në minutën e 90+14. Pas një harkimi nga këndorja, Frenklin goditi me kokë.


Ndeshja u ndal përkohësish në minutën e 68. Një tifoz në tribunë nuk u ndje mirë dhe u rrëzua nga shkallët. Tifozi që ishte në tribunën C ku qëndrojnë ultrasit e Skënderbeut, i iku gjuha poshtë. Mjekët e dy skuadrave i dhanë mënjeherë ndihmën e parë dhe ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Korçës.

Me këtë barazim, Skënderbeu renditet në vendin e 5 me 13 pikë, po aq sa Kukësi, ndërsa Egnatia mban vendin e parë me 20 pikë, po aq sa ka edhe Partizani.

partizani teuta skënderbeu egnatia abissnet superiore

Lini një Përgjigje