
Kristjan Asllani shënoi një kryevepër në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe, duke shënuar emrin e tij në listën e golashënuesve të kësaj fushate kualifikuese.
Mesfushori i Interit mori një top nga Nedim Bajrami dhe me të majtën u tregua mjaft i saktë, duke gjetur trekëndëshin e portës kundërshtare. Ky gol është përzgjedhur nga UEFA si një nga golat më të bukur të këtij raundi.
Së bashku me Sakën e Anglisë, Gylerin e Turqisë dhe Sallain e Hungarisë, Asllani do të provojë të fitojë këtë çmim personal. Pak ditë më parë, ishte Jasir Asani ai që ia doli ta fitonte, duke shënuar një gol mjaft të bukur kundër Moldavisë.
Asllani. Saka. Güler. Sallai.
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 20, 2023
Who gets your vote? ⚽️ ????#EQGOTT | @AlipayPlus
Lini një Përgjigje