Sport13 Qershor 2024, 20:08

Përballja me Italinë, Cana: Shpresoj të jemi në ditë të mirë dhe të bëjmë surprizën

Shkruar nga Pamfleti

Përballja me Italinë, Cana: Shpresoj të jemi në ditë

Kuqezinjtë do të zbresin mbrëmjen e së shtunës në 15 qershor në stadiumin e zjarrtë të Dortmundit në “Signal Iduna Park” për tu ndeshur me kampionët në fuqi të Europës, Italinë.

Por si e sheh këtë përballje kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana, njeriu i cili udhëhoqi Shqipërinë për herë të parë në një kampionat europian, atë që u zhvillua në Francë.

Në një intervistë për “Vizion Plus”, Cana ju ka bërë thirrje tifozëve, por më së shumti analistëve që mos ushtrojnë presion ndaj Shqipërisë.

Sipas tij pavarësisht gjendjes aktuale që ndodhet Italia, nuk ka absolutisht vend për krahasime, pasi ata janë një skuadër e kalibrit botëror.

Ai nuk përjashtoi mundësitë e një surprize nga ana e Shqipërisë, por edhe nëse nuk do të ketë rezultat pozitiv për kuqezinjtë, kjo nuk do të thotë fundi i botës.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Si e sheh ti ndeshjen me Italinë?

Cana: Është vështirë që ne të pretendojmë të kemi një skuadër më të mirë se Italia. Kemi të bëjmë gjithmonë me kampionët e europës në fuqi. Duhet të matemi para se të bëjmë krahasime mes Shqipërisë dhe Italisë. Kjo nuk duhet të thotë që në fushë ne të mos pretendojmë më shumë. Është e vërtetë që Italia nuk është në momentin më të mirë, por historia ka treguar që Italia ka bërë gjëra të jashtëzakonshme kur nuk është mirë. Unë nuk e shoh Italinë pretendente për të kryesuar grupin tonë, por mbetet pretendente për të kaluar grupin. Ka disa reparte në vështirësi, si mesfusha. Nuk ka Pareden, Jorginjon dhe Verratin në superformë. Të shpresojmë që ne të jemi në ditën më të mirë dhe të krijojmë surprizë.

cana