TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Tetor 2025, 09:21

Përballja me Serbinë, formacioni i mundshëm i kuqezinjve; kush e udhëheq sulmin?

Shkruar nga Pamfleti

Përballja me Serbinë, formacioni i mundshëm i kuqezinjve; kush e

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot një ndeshje shumë të rëndësishme për objektivin që ka, kualifikimin për në Kupën e Botës 2026.

Kuqezinjtë do të përballen me Serbinë në Leskovc, aty ku vetëm fitorja shihet si një objektiv, edhe pse i vështirë në letër. Por në anën tjetër një rezultat negativ ose një barazim zbeh ëndrrën e kombëtares për një vend në Botëror.

Silvinjo ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore megjithatë ka ende pak dilema sa i përket formacionit që do të hedhë në fushë.

Në portë mbetet titullar Strakosha, i cili do të ketë në mbrojtje Hysajn nga e djathta e Mitajn nga e majta, teksa në qendër do të jetë dyshja Ajeti-Gjimshiti.

Në mesfushë, Silvinjo ka preferuar të ulë në stol Ramadanin dhe vendin e tij, pritet ta zërë Qazim Laçi i cili do të rreshtohet së bashku me Shehun dhe Asllanin, shkruan Panorama Sport.

Daku do të udhëheqë sulmin në Leskvoc i ndihmuar nga Broja në të djathtë dhe me shumë mundësi, Uzuni do të jetë titullar nga e majta.

Për këtë pozitë, ka një balotazh mes beratasit dhe Nedim Bajramit, megjithatë Uzuni është më i avantazhuar.

Përballja me Serbinë, formacioni i mundshëm i kuqezinjve; kush e

Lini një Përgjigje