Sport19 Mars 2023, 20:44

Perez dominon nga starti deri në fund në Arabinë Saudite, Mercedes dhe Ferrari sërish jashtë podiumit

Shkruar nga Pamfleti

Perez dominon nga starti deri në fund në Arabinë Saudite,

Red Bull ka konfirmuar se është përsëri makina dominuese e këtij sezoni në Formula 1. Por ndryshe nga edicioni i kaluar, gara për titullin mes dy pilotëve të saj do të jetë shumë më e ndezur.

Serxhio Perez fitoi sot Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, garën e dytë të sezonit, duke lënë pas krahëve kampionin Verstapen, i cili mbajti kryesimin e renditjes së botërorit falë pikës ekstra për xhiron më të shpejtë.

Nëse Perez kryesoi nga starti e deri në finish, Verstapen, i cili nisej nga vendi i 15, përfitoi nga një makinë sigurie, pasi Sttoll ndali njëvendëshen e tij në pistë në xhirot e para të garës. Ai ngjiti një nga një vendet dhe në fundin e garës, ishte në ndjekje të shokut të skuadrës, derisa u dorëzua duke preferuar që të kërkonte xhiron e shpejtë që i dha kryesimin e kampionatit, edhe pse skuadra e tij i kërkoi në radio që të mos e bënte një gjë të tillë.

Podiumin e plotësoi Alonso me Aston Martin, i ndjekur nga Rasëll dhe Hemilton me makinat Mercedes. Pas tyre Sainz dhe Lëklerk me dy makinat Ferrari, Okon dhe Gasli me dy makinat Alpine dhe Magnuson me Has, të cilët plotësuan zonën e pikëve.

serxhio perez formula 1 red bull