
Leverkuseni ka bërë befasinë e kësaj jave në Bundesligë, teksa ka mposhtur 2-1 Bajernin e Mynihut.
U duk se gjërat do të ishin të lehta pas golit të Kimish por nuk rezultoi kështu. “Aspirinat” reaguan dhe u kthyen në lojë.
Ishte Palasios që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 55, duke vendosur ekuilibrat. Vendasit shkaktuan befasinë e madhe me anë të të njëjtit autor, në minutën e 73, përsëri nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë fitore, Leverkuseni renditet në vendin e 8 me 37 pikë, ndërsa ekipi i Nagelsman në vendin e dytë me 52 pikë.
Lini një Përgjigje