
Përfundon pjesa e parë e gjysmëfinales së dytë të Ligës së Kombveve. Supersfida mes Spanjës dhe Italisë është mbyllur në barazim 1-1, duke lënë të hapur kualifikimin në finale gjatë 45 minutave të dyta.
Iberikët zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 4. Zheremi Pino përfitoi nga gafa e Bonuçit dhe i mori topin. Ai goditi drejt portës duke shkundur rrjetën e portierit Donaruma.
7 minuta më vonë “Axurrët” barazuan rezultatin. Imobile nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 21, Fratezi shënoi golin e avantazhit prë Italinë, por arbitri e anulon për pozicion jashtë loje.
Lini një Përgjigje