
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në “Fadil Vokrri”. Ballkani ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 skuadrën e Dinamos së Zagrebit.
Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja zhbllokoi ndeshjen në minutën e 44. Kryeziu realizoi një gol të bukur, por u anulua për pozicion jashtë loje. VAR-i i erdhi në ndihmë skuadrës së Dajës dhe e dha gol të rregullt.
Mbetet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta për skuadrën "Dardane".
Lini një Përgjigje