TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2025, 21:25

Përsëritet avazi, boshatisen edhe tribunat; ndeshja Benfika-Aukland Siti ndërpritet për shkak të reshjeve të shiut

Shkruar nga Pamfleti

Përsëritet avazi, boshatisen edhe tribunat; ndeshja Benfika-Aukland

Një tjetër ndeshje e Kupës së Botës për Klube është ndërprerë për shkak të motit të keq, teksa Benfika dhe Aukland Siti nuk mundën ta përfundonin ndeshjen në Orlando.

Skuadra portugeze po udhëhiqte 1-0 me anë të penalltisë së kthyer në gol nga Angel Di Marias, kur ndeshja u ndërpre në pjesën e parë pas stuhisë së shiut. Kjo ishte ndeshja e katërt që ndërpritet apo shtyhet në këtë turne.

Të martën, ndeshja e Mamelodi Sandauns kundër Ulsan HD u pezullua pak para fillimit për më shumë se një orë për shkak të një alarmi për motin.

Ndeshja e Salcburgut kundër Paçuça u shty në pjesën e dytë për 97 minuta për shkak të një stuhie të mërkurën. Të enjten, ndeshja e Palmeiras kundër Al Ahli u ndërpre për gati 45 minuta në pjesën e dytë për shkak të një stuhie aty pranë.

Protokollet e zakonshme të sigurisë publike në SHBA urdhërojnë që ngjarjet sportive në natyrë të pezullohen për të paktën 30 minuta kur shihet vetëtima ose dëgjohen bubullima.

benfika aukland siti botërori i klubeve

Lini një Përgjigje