TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2025, 19:54

Dukej drejt finalizimit, por përfundoi pa sukses, trajneri rus: Transferimi i Dakut te Zeniti dështoi për shkak të lojtarëve serbë

Shkruar nga Pamfleti

Dukej drejt finalizimit, por përfundoi pa sukses, trajneri rus: Transferimi

Mediat ruse po vazhdojnë të raportojnë rreth prishjes së marrëveshjes për kalimin e Mirlind Dakut nga Rubin Kazan te Zenit Shën Petersburg, një transferim që dukej afër finalizimit, por përfundoi pa sukses.

Ish-trajneri i disa skuadrave të njohura në Premier Ligën Ruse, Rinat Biljaletdinov, e ka lidhur këtë zhvillim me atmosferën brenda klubit të Zenitit, duke përmendur konkretisht praninë e disa futbollistëve serbë në ekip dhe ndikimin e mundshëm të tyre në këtë vendim.

Ai thekson se sjellja e Dakut gjatë “EURO 2024”, ku sulmuesi shqiptar kishte ofenduar lojtarët serbë dhe maqedonas, mund të ketë qenë një faktor vendimtar.

Ekziston një formacion serb në Zenit – Darkushiç, Erakoviç… Ndoshta është një vendim i arsyeshëm të shtyhet transferimi. Për fat të keq qendrimi kundërthënës nuk mund të mohohet. Në një pikë mund të luajë rol negativ në ekip. Kjo është arsyeja pse transferimi dështoi. Tjetër gjë është pse nisën një transferim të tillë, duke ditur se do të ishte një bombë e kurdisur për ekipin”, deklaroi Biljaletdinov për “gazeta.ru”.

Vlen të theksohet se Vanja Darkushiç, i përmendur në deklaratën e Bijaletdinovit, përfaqëson Slloveninë, ndërsa Strahinja Erakoviç është pjesë e kombëtares së Serbisë.

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare zenit

Lini një Përgjigje