TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shtator 2023, 16:46

“Plisat” mbërrijnë në Shqipëri, grupimi nga Kosova nisin festën me këngë e birra në rrugët e kryeqytetit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Plisat” mbërrijnë në Shqipëri, grupimi nga

Kombëtarja shqiptare do të luajë sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme për ecurinë e kualifikueseve të Europianit, pasi do të presë në “Air Albania”, skuadrën e Polonisë. Për këtë takim, pritet një mbështetje e jashtëzakonshme për skuadrën tonë kombëtare. 

Të shumtë janë tifozët edhe nga Kosova që kanë mbërritur dhe natyrisht, grupimi “Plisat” nuk mund të mungonte, pasi janë në stadium në çdo ndeshje. Kur kanë mbetur edhe disa orë nga ndeshja, tifozët nga Prishtina kanë nisur festën në rrugët e kryeqytetit, ku me këngë e birra po presin takimin. 

Në rrugët e ish-bllokut, janë mbi 150 tifozë nga “Plisat”, teksa numri pritet të rritet në orët në vazhdim pasi nga Kosova e Maqedonia, do të jenë prezentë tifozë të shumtë. 

 

"plisat" kombëtarja shqiptare

Lini një Përgjigje