TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Tetor 2025, 19:56

Trajneri “vë duart në kokë”, humbet për 2 ndeshjet me kuqezinjtë futbollistin që luan në kampionatin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Trajneri “vë duart në kokë”, humbet për 2

Kombëtarja U-21 ka nisur të hënën përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj San Marinos, që do të luhet më 10 tetor, në “Air Albania”, në orën 17:00.

Në këtë grumbullim, trajneri Alban Bushi nuk do të ketë në dispozicion futbollistin e Laçit, Ledjo Tresën, për arsye dëmtimi.

Pjesa tjetër e grupit është bashkuar me skuadrën dhe po përgatitet për takimin e ditës së premte.

Trajneri Bushi ka vendosur që lista përfundimtare për këtë sfidë të jetë me 20 futbollistë dhe nuk do të ftojë lojtar tjetër për të zëvendësuar Ledjo Tresën.

 

ledjo tresa kombëtarja u-21 miqësorja me san marinon

Lini një Përgjigje