TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2025, 17:07

Po spikat në Europë me fanelën e Dinamos, klubi i madh suedez kërkon shërbimet e Qefalijas

Shkruar nga Pamfleti

Po spikat në Europë me fanelën e Dinamos, klubi i madh suedez

Mesfushori i talentuar i Dinamos, Klevi Qefalija, ka spikatur me paraqitjet e tij në Ligën e Konferencës. Performancat e tij kanë rënë në sy të skautëve europianë, të cilët kanë bërë sondazhet e para.

“Sport Time”, mëson ekskluzivisht se një klub i madh suedez ka trokitur te menaxheri i Qefalijas për të nisur bisedimet për një transferim të mundshëm në sallonet e mëdha të futbollit nordik.

21-vjeçari, i cili është pjesë e kombëtares Shpresa, ka qenë titullar në të katër ndeshjet që Dinamo ka zhvilluar në Europë, ndaj Eskaldes dhe Hajdukut të Splitit.

Mesfushori, i cili është nën kontratë me Dinamon, është i fokusuar te “play off”-i, ku “nëndetësja” do të përballet me polakët e Jagiellonia.

Ndërkohë që Qefalija mendon vetëm për fushën, në skenë shfaqet menaxheri i tij, i cili është duke dëgjuar propozimin e klubit suedez, që për momentin mbetet sekret.

klevi qefalija talenti i dinamos skuadra suedeze

Lini një Përgjigje