TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Gusht 2023, 22:39

Polici qëllon ndaj furgonit të tifozëve të Borusia Mëshengladbah, plagosen 4 policë

Shkruar nga Pamfleti

Polici qëllon ndaj furgonit të tifozëve të Borusia

Gjatë ndeshjes së Augsburgut kundër Mëshengladbah të shtunën, një oficer policie qëlloi aksidentalisht një furgon të përdorur nga tifozët e ekipit mysafir. 

Sipas Kicker, plumbi gjeti një furgon tifozësh të Gladbah, i cili  për fat ishte bosh në atë kohë. 

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur katër policë dhe po vijojnë hetimet e mëtejshme. 

Detajet e trajektores së plumbit aktualisht janë duke u hetuar. Siç është zakon në raste të tilla, është përfshirë edhe Zyra e Policisë Kriminale të Bavarisë”, tha selia e policisë. 

borusia mëshengladabah polici

Lini një Përgjigje