TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Gusht 2023, 20:07

“Puthja fatale” e presidentit të Federatës me futbollisten spanjolle, shpjegohet kampionia e Botës: Nuk më pëlqeu, s’kisha çfarë t’i bëja (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Puthja fatale” e presidentit të Federatës me futbollisten

Spanja ka fituar sot Botërorin e futbollit për femra për herë të parë në historinë e saj. Një sukses që ka entuziazmuar të gjithë në Spanjë. Por pakkush e priste që presidenti i Federatës Spanjolle të shkonte deri aty sa të puthte në buzë një prej futbollisteve të skuadrës iberike gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve. 
 
Në momentin kur lojtaret po kalonin me radhë për t’u rreshtuar në podium për të ngritur lart trofeun, Luis Rubiales përshëndeti futbollisten Xheni Hermoso dhe më pas e puthi në buzë, për habinë e të gjithëve. 


 
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kanë qenë shumë të komentuara, aq sa edhe vetë futbollistja, në mes të festës në dhomat e zhveshjeve pas suksesit, u desh të shpjegohej për atë që kishte ndodhur me një postim live në rrjetet sociale. “Nuk është se më pëlqeu, por nuk kisha çfarë t’i bëja”, tha sulmuesja e Spanjës. 

spanja luis rubiales presidenti i fedeartës spanjolle

Lini një Përgjigje