TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Nëntor 2023, 22:55

Polonia zyrtarisht jashtë “EURO 2024”, barazim jetik për Çekinë, festojnë Italia dhe Anglia

Shkruar nga Pamfleti

Polonia zyrtarisht jashtë “EURO 2024”, barazim jetik për

Përfundojnë të gjitha ndeshjet e ditës së sotme në kualifikueset e Euro 2024. Sigurisht vëmendja e shqiptarëve ishte te Kombëtarja kuqezi, e cila arriti të kualifikohej në Gjermani falë barazimit me Moldavinë në transfertë.

Në mbrëmje u zhvillua edhe një takim tjetër, mjaft i rëndësishëm.

Polonia nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Çekisë në PGE Narodowy (Warsaw), duke shuar kështu përfundimisht shpresat për të arritur te vendi i dytë. Kjo, për faktin se polakët renditen në vendin e 3 me 11 pikë dhe sonte u luajt ndeshja e fundit kualifikuese për Levën me shokë. Gjithsesi, për ekipin e Majkëll Probierz ka edhe një shans të fundit për Europian, pasi mund të arrijë këtë objektiv si vendi i 3-të më i mirë.

Çekia, e dyta me 12 pikë i mjafton një pikë ndaj Moldavisë në ndeshjen e fundit për të prerë një biletë për në Gjermani. Në krahun tjetër, Moldavia me 10 pikë mund të shkruajë historinë me një fitore, duke kapërcyer të gjithë dhe duke u pozicionuar e dyta.

Italia dhe Anglia bëjnë detyrën duke mposhtur Maqedoninë dhe Maltën. Ishullorët e kanë prerë biletën që në ndeshjen e fundit, ndërsa për ‘Axurrët’ do të jetë një tjetër finale me Ukrainën m të cilën ndajnë 13 pikë të dyja, por italianët në vendin e dytë.

Polonia zyrtarisht jashtë “EURO 2024”, barazim jetik për

polonia çekia italia anglia kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje