
Rënia nga kategoria e skuadrës së Çitadelës, që do luajë në sezonin e ardhhëm në Serinë C, ka bërë që edhe portieri Elhan Kastrati t’i japë lamtumirën klubit italian. Ai ishte pjesë e këtij ekipi prej 5 vitesh, por tashmë do të nisë një aventurë të re në karrierë.
Nuk ka qenë një lamtumirë e lehtë, pasi Kastrati u afirmua në radhët e klubit të Çitadelës si një nga gardianët më të mirë të Serisë B në këto vite, duke siguruar edhe ftesën për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare të futbollit. Dhe ai ka pohuar me një mesazh në rrjetet sociale se kjo lamtumirë ka qenë shumë e vështirë për të.
Postimi i Elhan Kastratit:
Kam lënë të kalojnë disa ditë për ta përpunuar dhe për të kuptuar se duhet t’i them lamtumirë kësaj familjeje të mrekullueshme.
Do të doja të falënderoja të gjithë ata që janë pjesë dhe punojnë për këtë kompani sepse e bëjnë atë unike. Do të jetë e vështirë të lë gjithçka pas 5 vitesh, një vend që është bërë shtëpi dhe ku kam takuar njerëz fantastikë…
Do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj atyre që besuan tek unë dhe më dhanë mundësinë të rritem në këto 5 vjet. FALEMINDERIT ÇITA!! Dhe jam i sigurt se së shpejti do të ktheheni aty ku e meritoni
Lini një Përgjigje