
Mediat italiane raportuan se presidenti i Lacios, Klaudio Lotito përfundoi në spital për shkak të një sëmundje. Mënjeherë lajmi ka bërë xhiron në rrjet, aq sa ka reaguar vetë Lotito.
I kontaktuar në telefon nga agjencia “LaPresse”, presidenti i Lacios komentoi lajmin e shtrimit në spital, duke bërë shaka:
“Por çfarë sëmundjeje, jam në spital për analiza. Këto janë mallkimet që më dërgojnë, kështu që për fat të keq duhet të më durojnë. A e kuptoni se cili është problemi?”, tha ai shkurtimisht.
Lini një Përgjigje