TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shkurt 2025, 18:02

Premier Liga ka një “faraon” të ri, Siti fiton me goleadë ndaj Njukasëllit; hap fals i Aston Vilës dhe Notingam Forest

Shkruar nga Pamfleti

Premier Liga ka një “faraon” të ri, Siti fiton me

Mançester Siti ka fituar ndaj Njukasëllit 4-0 në ndeshjen e vefshme për javën e 25 në Premier Ligë. Protagonisti kryesor i këtij takimi ishte Omar Marmush. Egjiptiani shënoi 3 gola në 15 minuta, duke dëshmuar klasin e tij të jashtëzakonshëm.

Goli i parë erdhi në minutën e 19, pasi mori një asist jo fort të zakonshëm nga ana e portierit Ederson dhe egjiptiani e dërgoi në portën kundërshtare me shumë stil dhe klas.

Goli i dytë erdhi 5 minuta më pas, këtë herë me asist të Gyndogan dhe sërish egjiptiani tregoi vlerat e tij me një lëvizje të bukur brenda zonës duke dyfishuar shifrat. Nuk vonoi shumë dhe egjiptiani shënoi dhe golin e tretë, këtë herë me asist të Savinjos.

Në minutat e fundit të takimit, “Qytetarët” shënuan edhe golin e katërt me djaloshin e ri, MekAti, pasi asistit të Haland. Tani fokusi i Sitit do jetë në sfidën e kthimit në “Santiago Bernabeu” ndaj Realit në mesjavë ku do tentohet përmbysja e madhe pas humbjes 2-3 në shtëpi.

Në sfidat e tjera, Bërnmuthi vazhdon formën e mirë duke fituar 1-3 në transfertë ndaj Sauthemptonit, Aston Vila bëri një hap fals në shtëpi duke barazuar 1-1 ndaj Ipsuiçit. Fulhami fitoi 2-1 ndaj Notingam Forest, Uest Hemi u mund 0-1 në shtëpi nga Brentfordi.

mançester siti aston vila notingam forest premier liga

Lini një Përgjigje