
U luajtën mbrëmjen e sotme, katër duelet interesante të Premier Ligës, ku u shënuan në total plot 19 gola.
Kryesuesit e Liverpul, nuk shkuan më shumë se barazimi 3-3 në transfertë ndaj Njukastëllit, ndërkohë që ka marrë fund, seria e gjatë negative e Sitit të Pep Guardiolës, që mbrëmjen e sotme mposhti Notingham Forestin me rezultatin 3-0.
Fitore spektakolare edhe për Çelsin në transfertë, me rezultatin 1 me 5 ndaj Sauthamptonit të vendit të fundit.
Në duelin tjetër, Evertoni i Armando Brojës, shpartalloi me rezultatin 4-0 Uolves në debutimin e sulmuesit shqiptar me fanelën e skuadrës së Evertonit. Broja u hodh në fushë në minutën e 83.
Lini një Përgjigje