TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Gusht 2023, 15:49

Prezantimi i Milot Rashicës krijon trazira, Beshiktashi përfundon nën akuzë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Prezantimi i Milot Rashicës krijon trazira, Beshiktashi përfundon

Milot Rashica është zyrtarisht pjesë e Beshiktashit në kampionatin turk, duke u larguar pas një sezoni nga Galatasaraji. Transferimi i tij ka sjellë jo pak pakënaqësi te tifozët, të cilët tashmë e konsiderojnë tradhtar, por edhe te vetë Galatasaraji.

Videoja me të cilën Beshiktashi ka prezantuar futbollistin shqiptar, ka ngjallur polemika. Shkak për këtë është bërë pjesa e parë e videos, ku në disa momente shfaqet stadiumi i Galatasarajit në kohën kur Erdogani kishte mbledhur popullin dhe po fliste kundër Gylenit.

Kjo ka sjellë pakënaqësi, duke qenë se Galatasaraji e konsideron si provokim këtë pjesë të videos e për këtë, ka reaguar edhe zyrtarisht.

Klubi ynë do ta bëjë këtë deklaratë për herë të parë dhe të fundit, bazuar në spekulimet e vazhdueshme në lidhje me imazhin e përdorur në videon e shpërndarë sot nga Beshiktash JK. Klubi Sportiv Galatasaraj është një klub sportiv i themeluar prej atyre dhe u bë djepi i heronjve që dhanë jetën për këtë vend.

Kushdo që përpiqet të tregojë Galatasarajin, fytyrën e ndritur të Republikës, krah për krah një organizate terroriste gjakatare që po përpiqet t’i shkaktojë dëme të mëdha këtij vendi, drejtpërdrejt ose tërthorazi, është në radhë të parë një fanatik.

Ata që përpiqen të përfshijnë një klub sportiv në këto çështje nuk ndryshojnë nga tradhtarët që përpiqen të përçajnë shoqërinë dhe t’i kthejnë kundër njëri-tjetrit.

Ne do të qendrojmë kundër kujtdo që përpiqet të fusë tradhtinë, jo konkurrencën në sportin turk. Ne do t’i kërkojmë llogari kujtdo të përfshirë në këtë lojë të pistë”, shkruan klubi.

milot rashica sulmuesi shqiptar beshiktatsh

Lini një Përgjigje