TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Dhjetor 2023, 22:23

Qazim Laçi tund rrjetën në Çeki, mesfushori i kombëtares realizon në fitoren me përmbysje të Spartës së Pragës

Shkruar nga Pamfleti

Qazim Laçi tund rrjetën në Çeki, mesfushori i

Sparta e Pragës ka marrë një fitore me përmbysje në kampionat, ku mposhtën Teplicen me shifrat 2-1. Padyshim meritë në këtë sukses të kryesuesve të kampionat çek ka edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, i cili po kalon një moment të mirë te Sparta. 

27-vjeçari nga Dibra shënoi golin e barazimit për Spartën e Pragës në minutën e 72 dhe në fund të ndeshjes Olatunji shënoi golin e dytë që vulosi fitoren 2-1. Ky është goli i dytë për Qazim Laçin me Spartën e Pragës në kampionat, ndërsa në mesjavë dha një asit për skuadrën e tij ndaj Arisit në Ligën e Europës.  

qazim laçi mesfushori i kombëtares shqiptare sparta e pragës

Lini një Përgjigje