mesfushori i kombëtares shqiptare

Mesfushori i kombëtares shqiptare arrin akordin me gjigantët e futbollit grek, negociatat mes 2 klubeve mbyllen me sukses - Sport
Sport15 Shtator 2022, 19:04

Mesfushori i kombëtares shqiptare arrin akordin me gjigantët e futbollit grek, negociatat mes 2 klubeve mbyllen me sukses

Shkruar nga Pamfleti
Mesfushori i kombëtares shqiptare arrin akordin me gjigantët e

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Enis Çokaj

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Enis Çokaj, po bëhet gati për një eksperiencë të re në karrierën e tij. Futbollisti ka gjetur akordin me klubin e njohur grek, Panathinaikos, teksa pritet të firmosë për të.

“Panorama Sport” ka mësuar se negociatat mes Lokomotivës së Zagrebit ku luan aktualisht mesfushori dhe Panathinaikosit, janë mbyllur me sukses dhe grekët do të blejnë kartonin e futbollistit. Kështu, Çokaj pritet që shumë shpejt të veshë fanelën e këtij klubi të njohur, i cili po synon që të kthehet përsëri në nivelet më të larta në Greqi.

Çokaj ka qenë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit që nga sezoni 2019-2020, duke qenë pikë fikse e skuadrës që garon në kampionatin kroat të futbollit.

Sport Enis Cokaj Lokomotiva e Zagrebit mesfushori i përfaqësueses shqiptare Panathinaikos