TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shtator 2023, 22:16

Rashica feston para syve të Rei Manajt me shqiponjë, sulmuesi kosovar gjen golin e parë me fanelën e Beshiktashit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rashica feston para syve të Rei Manajt me shqiponjë, sulmuesi kosovar

Milot Rashica ka arritur të gjejë golin e parë në Superligën turke me fanelën e Beshiktashit, aty ku ndaj Sivasporit ishte autori i golit të dytë të ndeshjes, në fitoren 2-0. 
 
Rashica u shërbye nga Abubakar dhe i vetëm përballë portierit, arriti të shënonte, duke i dhënë qetësi skuadrës së tij. pas golit, festa e Rashicës ishte me shqiponjë, ku pas simbolit tonë kombëtar, ka festuar edhe me shqiponjën që simbolizon klubin e Beshiktashit. 

Titullar për Sivasporin ishte Rei Manaj, sulmuesi i Kombëtares, i cili nuk arriti të linte gjurmë, për të shmangur disfatën e skuadrës së tij. 

milot rashica beshiktash sulmuesi kosovar

Lini një Përgjigje