TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shtator 2023, 20:04

Ernest Muçi realizon dopietë në kampionatin polak, i gjithë stadiumi i Legias ngrihet në këmbë për të brohoritur emrin e talentit shqiptar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi realizon dopietë në kampionatin polak, i

Ernest Muçi është padyshim një prej talentëve më të mëdhenj që futbolli shqiptar ka prodhuar në vitet e fundit.

Një futbollist klasi, modern dhe plot hijeshi që ka dalë nga akademia e Tiranës dhe tashmë po dhuron shfaqje në Poloni me gjigantët e Lexhias së Varshavës. 

Në ndeshjen përballë Uidzju Lodz, talenti shqiptar shkëlqeu duke shënuar një dygolësh, njëri më i bukur se tjetri. Në minutën e 85, trajneri e nxorri nga fusha për të vetmen arsye që të merrte duartrokitjet dhe ovacionet e publikut. 

Dhe ashtu ndodhi. I gjithë stadiumi i Lexhias u ngrit në këmbë të brohoriste emrin e djaloshit shqiptar. “Ernest Muçi, Ernest Muçi, Ernest Muçi”, dëgjohej në stadium, teksa 22-vjeçari i drejtohej stolit i shoqëruar nga kapiteni i skuadrës, Josue. 

ernest muçi sulmuesi shqiptar lexhia e varshavës

Lini një Përgjigje