
Reali i Madridit ka fituar 2-0 ndaj Levantes në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20 në La Liga. Fillimi i ndeshjes por edhe gjatë saj pati vërshëllima të shumta për disa nga yjet e Realit, sa herë që ata kapnin topin si Vinicius Zhunior, Belingam dhe Valverde.
Po ashtu pati thirrje të shumta dhe kundër presidentit Florentino Perez. Ndër emrat e vetëm ndaj të cilit nuk pati vërshëllima ishte Kilian Mbape. Përsa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
Sfida u zhbllokua në minutën e 58, ku Kilian Mbape u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë francezi pai u pengua në zonë. Në minutën e 65, Arda Gyler krosi nga këndi, Raul Asenscio kërceu mbi mbrojtësit kundërshtarë dhe dërgoi me kokë topin në rrjetë. Reali i Madridit fiton 2-0 dhe renditet në vendin e dytë em 48 pikë, momentalisht 1 pikë pas Barcelonës, e cila ende nuk ka luajtur për këtë javë. Levante mbetet në vendin e 19.
Lini një Përgjigje