TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Dhjetor 2024, 19:02

Realizoi falë goditjes akrobatike në ajër, ylli i Mançester Junajtid fiton çmimin “Pushkash” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Realizoi falë goditjes akrobatike në ajër, ylli i

Prej orës, 18:00, në Doha të Katarit po mbahet ceremonia e çmimit, për portierin e vitit, “FIFA The Best”, ku do të ndahen çmimet, për lojtarët më të mirë të vitit, në pozicionet kryesore të fushës, portë, mbrojtje, mesfushë e sulm, trajneri dhe trajnerja e vitit, si dhe lojtari më i mirë femër e mashkull, për vitin 2023.

Në lojë ishte edhe çmimi “Pushkash”, çmim, i cili u fitua nga “ylli” argjentinas i Mançester Junajtid, Alehandro Garnaço pasi realizoi falë një goditjeje akrobatike në ajër, në sfidën e sezonit të kaluar ndaj Evertonit të fituar nga “Djajtë e Kuq” me rezultatin e thellë 3-0.

Ai është cilësuar si goli më spektakolar në futbollin e meshkujve dhe femrave për vitin 2024, teksa kujtojmë se fituesi i çmimit “Puhskash” u votua nga fansat në mbarë botën dhe panelistët ekspertë.

 

alehandro garnaço futbollisti i mançester junajtid çmimi "pushkash"

Lini një Përgjigje