TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Dhjetor 2024, 17:53

Mirlind Daku “braktis” futbollin, këngëtari shqiptar i zbulon profesionin e ri sulmuesit kuqezi (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Mirlind Daku “braktis” futbollin, këngëtari shqiptar i

Mirlind Daku duket se përveç futbollit ka një tjetër pasion. Sulmuesi i Kombëtares së fundmi është shfaqur duke bërë rolin e berberit.

26-vjeçari për një moment ka vendosur të “braktisë” futbollin dhe të rregullojë look-un e miqve të tij. Është pikërisht këngëtari i njohur, Adri Rogaqi, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar “profesionin e ri” të sulmuesit.

Adri ka postuar një foto me Dakun ku nuk ngurron të bëjë edhe shaka me sulmuesin: “Për frizurë extra mund të kontaktoni në dm Mirlind Dakun”.

Kujtojmë se Daku është një nga lojtarët kyç të Kombëtares dhe Rubin Kazan. Sulmuesi në këtë sezon me fanelën e skuadrës ruse ia ka dalë të luajë në 19 ndeshje, ku ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë edhe 5 asiste.

Mirlind Daku “braktis” futbollin, këngëtari shqiptar i

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare adri rogaqi këngëtari shqiptar

Lini një Përgjigje