Sport 9 Maj 2023, 18:07

Rinovim dhe rritje page, Napoli “blindon” Amir Rrahmanin edhe për 3-vite të tjera

Shkruar nga Pamfleti

Rinovim dhe rritje page, Napoli “blindon” Amir Rrahmanin edhe

Një shqiptar u kurorëzua kampion në Serinë A. Amir Rrahmani trimfoi me Napolin pas një sezonI fantastik edhe në aspektin personal. Ai është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të organikës të të kaltërve.

Mbrojtësi i Kosovës ka zhvilluar ndeshje të mira, që u kurorëzua me fitimin e titullit kampion. Megjithatë, shqetësimi kryesor në lidhje me ish-futbollistin e Partizanit vijon të mbetet kontrata e tij, e cila përfundon në verën e vitit 2024.

Së fundmi, mediat italiane shprehen të sigurta se 28-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin napolitan sa i takon rinovimit dhe mbetet vetëm konfirmimi zyrtar. Rrahmani ka pranuar të firmosë deri në vitin 2027, ndërsa ka opsion edhe për një tjetër vit.

Kështu, kampionët e rinj të Italisë kanë blinduar një nga “yjet” e repartit të mbrojtjes. 29-vjeçari me kontratën e re do të përfitojë 2 milionë euro neto në sezon, plus bonuset në bazë të performancës dhe objektivave sezonalë.

amir rrahmani mbrojtësi i kosovës napoli