TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Tetor 2025, 21:15

Roma mposhtet në shtëpi, Bolonja ndalet nga Frajburgu; Sëlltiku befasohet, Fernerbahçe nuk fal Nicën

Shkruar nga Pamfleti

Roma mposhtet në shtëpi, Bolonja ndalet nga Frajburgu; Sëlltiku

Në orën 18:45 janë zhvilluar 9 takime të vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Europës. Roma pësoi humbje minimale në shtëpi ndaj Lilës me shifrat 1-0 falë golit të Haraldson. Verdhekuqtë kishin mundësinë të shënonin me penallti, por portieri i Lilës ishte i pakalueshëm duke ndalur Dovbik.

Bolonja është ndalur në barazim në shtëpi me shifrat 1-1 përballë Frajburgut. Bran mposhti Utrehtin me shifrat minimale 1-0. Sëlltiku u befasua në shtëpi, pasi u mposht nga Braga me shifrat 2-0.

Jang Bojs triumfoi ndaj Steauas së Bukureshtit në transfertë me shifrat 2-0. Fenerbahçe ia doli në shtëpi me shifrat 2-1 përballë Nisës. Real Betis ka mposhtur Ludogoretsin me shifrat 2-0 në transfertë.

G.A. Eagles triumfoi gjithashtu në transfertë ndaj Panathinaikosit me shifrat 2-1. Ndërsa Viktoria Plzen mposhti në shtëpi Malmon me rezultatin bindës 3-0.

roma fenerbahçe lilë liga e europës

Lini një Përgjigje