TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Prill 2023, 18:16

Roma sfidon Fejnordin në Europa Ligë, Marash Kumbulla “ngroh” stolin, Murinjo ‘injoron’ mbrojtësin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Roma sfidon Fejnordin në Europa Ligë, Marash Kumbulla

Roma do të sfidojë Fejnordin në Europa Ligë, në ndeshjen e parë çerekfinale. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet, me të dyja skuadrat që kanë bërë të ditura rreshtimet.

Trajneri i italianëve, Murinjo ka vendosur që mos të aktivizojë Marash Kumbullën nga minuta e parë. Mbrojtësi shqiptar ka mundësi të luajë në pjesën e dytë, për të dhënë kontributin e tij.

Në sulm për Romën është Abraham, nuk mungon as “xholi” Dibala. Më poshtë keni rreshtimet.

Fejnordi (4-3-3)

Bijlou; Gertruida, Trauner, Hanko, Hartman; Koçku, Uifer, Shzymanski; Jahanbaksh, Himenez, Idrizi.

Roma (3-4-2-1)

Rui Patrisio; Mançini, Smolling, Ibanjez; Zalevski, Kristante, Matiç, Spinacola; Dibala, Pelegrini; Abraham.

fejnord roma europa ligë marash kumbulla

Lini një Përgjigje